Profesori universitar Mazllum Baraliu ka dhënë një mesazh të qartë për elitën politike kosovare. Ai ke thënë partitë opozitare duhet të lejojnë formimin e Qeverisë së Kosovës edhe pa ndonjë marrëveshje politike, duke vënë në provë aftësinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të drejtuar vendin. Baraliu thekson se zvarritjet dhe negociatat “nëpër kafene” kanë bllokuar institucione vitet e fundit, duke dëmtuar interesin publik. Sipas tij, votimi i qeverisë pa kompromis politik nuk është vetëm një masë praktike, por edhe një mënyrë për të respektuar vullnetin e qytetarëve. “Le ta fusin në sprovë Kurtin; nëse është i aftë, proceset do të ecin përpara, nëse jo, do të dështojë vet,” thotë Baraliu. Ai gjithashtu kritikon veprimin e Listës Serbe që dërgoi lëndë në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar këtë një përpjekje për të zvarritur formimin e institucioneve. Profesori thekson se Gjykata duhet ta refuzojë kërkesën si të papranueshme, pasi Kuvendi tashmë është konstituar dhe mandatar për qeverinë e re është caktuar. Komentet e Baraliut vijnë si një paralajmërim për opozitën: heshtja ose bllokimi politik nuk mund të jetë opsion, pasi çështjet e vendit nuk mund të mbeten peng i interesave partiake. Formimi i qeverisë nuk duhet të jetë objekt pazari, por një detyrë kushtetuese dhe qytetare.
