UNICEF e ndihmon sistemin e shëndetësisë në Kosovë më 3.6 ton furnizime kryesisht pajisje mbrojtëse

Mbahet Forumi Global për Refugjatët

Mbahet Forumi Global për Refugjatët. Kontributet e këtij Forumi pritet të përfshijnë ndihmë financiare, teknike dhe materiale; ndryshime ligjore dhe politike për të mundësuar përfshirje më të madhe të refugjatëve në shoqëri; vende të zhvendosjes dhe kthim i sigurt për refugjatët si pjesë e zgjidhjeve.

Sot, filluan punimet e takimit tre-ditor në nivel global që synon të transformojë mënyrën se si bota i përgjigjet situatave të refugjatëve. Takimi mbahet në Gjenevë, Zvicër.

Forumi i parë i organizuar ndonjëherë, Forumi Global i Refugjatëve, sjell së bashku refugjatët, krerët e shteteve dhe të qeverive, udhëheqësit e OKB-së, institucionet ndërkombëtare, organizatat zhvillimore, udhëheqësit e biznesit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, e shumë të tjerë. Takimi mbahet në Palais des Nations, në selinë e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

UNHCR është bashkë-nikoqir i këtij Forumi së bashku me Zvicrën, dhe këtu marrin pjesë përfaqësues nga Kosta Rika, Etiopia, Gjermania, Pakistani dhe Turqia. Qëllimi i Forumit është të mundësojë qasje të reja dhe zotime afatgjate nga një mori akterësh për të ndihmuar refugjatët dhe komunitetet ku ata jetojnë. Mbi 70 milion njerëz anembanë botës janë shpërngulur për shkaqe të luftërave, konflikteve dhe persekutimit. Më shumë se 25 milion prej tyre janë refugjatë, të cilët kanë ikur dhe kanë kaluar kufijtë e vendeve të tyre dhe nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …