leoni

Mbahet mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal të Deçanit për vitin 2023

Mbahet mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal të Deçanit për vitin 2023, mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, i pranishëm ishte kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, zyrtarë komunal. Për rend dite ishin propozuar këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbedhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i Raportit të Planit të Integritetit;

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Planit të transportit rrugor lokal për Komunën e Deçanit 2023 – 2028;

  4. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Programit për banim social 2023 – 2026;

  5. Shqyrtimi i Raportit të vlerësimit të dëmeve nga vërshimet, breshëri, erërat etj;

  6. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Rregullores për Menaxhimin e mbeturinave;

  7. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Rregullores për përzgjedhjen e mësimdhënësit të dalluar;

  8. Shqyrtimi dhe miratimi i Listës rezervë për emërim të rrugëve nëpër të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit;

  9. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Strategjisë për zhvillim ekonomik lokal, dhe Planit të Veprimit 2023 – 2030;

  10. Marrja e vendimit për pagesën, në bazë të memorandumit të bashkëpunimit, shtëpisë për Mirëqenien e Gruas;

  11. Marrja e vendimit për ndarjen e mjeteve për “Hartimi i Planit të Veprimit për cilësinë e ajrit;

  12. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Raportit përformances komunale për vitin 2022;

  13. Shqyrtimi dhe miratimi i Listës së përgjithshme të pronava të paluajtshme të Komunës që planifikon për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2024;

  14. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Të gjitha pikat kaluan. Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje nga kryetari Ramosaj dhe ekzekutivi.

May be an image of 5 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …