Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Skenderajt e thirrur nga Kryetari Jashari

Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme te Kuvendit Komunal. Për këtë seancë ishte paraparë një pikë e rendit të ditës:

– Propozim-vendimi për rishikimin e Buxhetit Komunal për vitin 2020 si pasojë e pandemisë COVID-19, me nr. 02-400/01-0017925/19, me datë 08.06.2020, (Raporton Drejtori për Buxhet dhe Financa, Kastriot Gashi.

Pas mundësisë që u ka dhënë komunave, Ministria e Financave dhe Transfereve për rishikim të buxhetit, për shkak të situatës së shkaktuar nga gjendja e pandemisë, në bazë të këtij propozim-vendimi është rishikuar mundësia e bartjes së mjeteve të caktuara në projekte të cilat janë afër përfundimit të tyre. Kryetari Jashari gjatë kësaj mbledhje bëri të ditur se me këtë propozim do të arrihet që të ketë realizim efikas të buxhetit dhe se projektet të cilat janë të nisura nuk do të ndalen kurrsesi, ato të përfundojnë ashtu siç̧ janë premtuar.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …