Mbahet mbledhja e KPF-së në komunën e Rahovecit, e dymbëdhjeta për këtë vit

Udhëhequr nga Kryesuesi zt. Arbër Zenuni, sot, është mbajtur mbledhja e dymbëdhjetë dhe e fundit e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Rahovecit për vitin 2023. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe nënkryetari, zt. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë. Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, me shumicë votash u ceduan këto pika:

  1. Raporti i punës së ekzekutivit (kryetarit) për vitin 2023;

  2. Shqyrtimi i Planit të Punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2024;

  3. Shqyrtimi i Planit të Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2024;

  4. Shqyrtimi i Planit të Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2024;

  5. Shqyrtimi i Planit të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2024;

  6. Shqyrtimi i Planit Lokal të Veprimit për Biodiversitetit (2023-2027);

  7. Shqyrtimi i Planit Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit (2023-2024);

  8. Raporti për zbatimin e Planit të Integritetit për vitin 2023;

  9. Shfuqizimi i vendimit 01 Nr. 303/22, i datës 29.04.2022 për miratimin e Planit Komunal për Integritet (2022-2026);

  10. Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktim të lokacionit për vendosjen e trafos elektrike P- 01015-44 ZK-Xërxë;

  11. Shqyrtimi i propozim-vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Rahovecit në shfrytëzim të personave fizik dhe juridik deri në 15 (pesëmbëdhjetë) vite P- 08152-0;

  12. Shqyrtimi i Raportit të komisionit për Zbatimin e procedurave dhe Vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të Pronës së Paluajtshme të Komunës P- P- 08152-0; , sipas vendimit 01 Nr.____/23, i datës 00.12.2023;

  13. Raport mbi realizimin e Planit të punës së zyrës prokurimit për vitin 2023, dhe informatë mbi Planin vjetor të Prokurimit publik 2024;

  14. Raporti i “Grantit të Performancës Komunale” për Komunën e Rahovecit për vitin 2022;

Në mbledhjen e sotme ishte një pikë shtesë, e njëjta u votua unanimisht për t’u ceduar për në mbledhjen e rregullt të kuvendit:

Vendim për subvencionimin e mbulimit të shpenzimeve të varrimit për vitin 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …