Brickos

Mbahet mbledhja e pestë e KKSB-së në Rahovec

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, është mbajtur mbledhja e pestë e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Në pikën, vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, është shprehur se situata në gjithë territorin e komunës së Rahovecit është e qetë dhe stabile, kjo bazohet në raportet të cilat merren nga personat përgjegjës si nga stacioni i Policisë në Rahovec gjithashtu edhe nga institucionet relevante. Qetësia publike nuk ka qenë më e mira e mundshme, për shkak të mosrespektimit të orarit të rregullt të punës të lokaleve të natës, si dhe ngasjes së pakontrolluar të motoçikletave. Po ashtu theksoi se gjatë Muajit të Mërgimtarëve ka pasur rritje të aktiviteteve, si dhe kufizim të lëvizjes në rrugën Xhevat kasapi, kufizim ky që në masë të madhe u respektua. Kapiten Fazli Morina, Komandant i Stacionit të Policisë në Rahovec, ka raportuar duke thënë se gjatë periudhës raportuese situata e sigurisë ne komunën e Rahovecit ka qenë e qetë dhe stabile. Vjollca Gurgule kërkoi vendosjen e disa barrierave në rrugën afër Qendrës Rinore me qëllim rritjen e sigurisë për të rinjtë aty. Sa i përket pikës së organizimit të festivalit të rrushit Hardh Fest, kryetari Latifi tha që jemi në koordinim të plotë me policinë për menaxhimin e kësaj ngjarjeje dhe rritjen e sigurisë në këtë aktivitet, po ashtu bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe që të shënohet një edicion sa më madhështor.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …