Mbahet mbledhja e rregullt e Asamblesë Komunale në Deçan

Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti  mbledhje e VI-të të rregullt të Asamblesë  Komunale e kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Drejtorëve të drejtorive, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe qytetarëve u debatua për këto pika të rendit të ditës:

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

– Shqyrtimi i Qarkores së parë buxhetore;

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sporte për bashkëfinancim me CHËB Kosova, në projektin “Muzealizimi i Kullës-Muze të Dëshmorëve” në Gllogjan-shuma 24,500 €;

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së Drejtorisë për BPZHR  për ndarjen e mjeteve financiare për hapjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve të ujitjes në bashkë-financim me K.R.U.”Drini i Bardhë”;

– Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit Ramosaj për miratimin e Vendimit paraprak për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës- parcela nr. 1294-1 Zk Deçan dhe formimi i komisionit vlerësues;

– Formimi i dy komisioneve Vlerësuese për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;

– Formimi i Komisionit të Ankesave, për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës;

– Të ndryshme.

Para se të nisë seanca, pika 3-të e rendit të ditës lidhur më  Shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sporte për bashkëfinancim me CHËB Kosova, në projektin “Muzealizimi i Kullës-Muze të Dëshmorëve” në Gllogjan-shuma 24,500 € me rekomandim të KPF-së dhe me arsyeshmërinë e Drejtoreshë për Kulturë Rini dhe Sport Leonora Ukëhajdarj, është larguar nga rendi i ditës dhe do të diskutohet në rishikim të buxhetit. Seanca ka vazhduar me piken e dytë të rendit të ditës ku në detaje e sqaroi Drejtori për Buxhet dhe Financa Agron Demukaj. Lidhur me Shqyrtimin e kësaj qarkoreje buxhetore kanë debatuar të gjitha grupet parlamentare dhe u vendos që të formohen grupe punuese nga të gjitha subjektet politike për takime  të cilat do të mbahen në muajin qershor ku do të mirën parasysh kërkesat e pjesëmarrësve në takime për inkorporim në planifikim buxhetor.

Grupi për shëndetësi:

  1. Agnesa Vokshi –AAK

  2. Shkelqesa Haderxhonaj –PDK

  3. Rejhana Tolaj –LDK

  4. Ilir Ferizaj –PSD

Grupi punues për Arsim:

  1. Milazim Mushkolaj –AAK

  2. Shkelqim Haxhnikaj-ALD

  3. Kestrim Avdimetaj-PDK

  4. Natyra Kuçi-PSD

Ndërsa takimi me këshillat e fshatrave do të organizohet nga KPF-ja në bashkëpunim më Kryesuesin e Asamblesë dhe të gjithë  asamblistët. Të gjitha takimet do të mbahen më datë 07.06.2021 në or të ndryshme ndërsa takimi i përbashkët më të gjithë akterët do të mbahet më 17.06.2021. Seanca ka vazhduar me piken e 4-të të rendit të ditës ku kjo pikë është diskutuar nga të gjitha grupet parlamentare ku dhe arsyeshmërin e këtij bashkëpunimi lidhur më K.R.U.”Drini i Bardhë”pse duhet të kem një bashkëfinancim e dha Drejtori i BPZHR  Rifat Stojkaj. Kjo pike e rendit të ditës më shumicë votash është miratuar. Pika e pestë e rendit të ditës është miratuar më shumicë votash dhe është ngritur një komision për zhvillimin e proceduarve të mëtutjeshme.

Komisioni ka këtë përbërje:

  1. Besnik Hulaj –AAK

  2. Mon Selmonaj-PDK

  3. Adelina Ukaj –OJQ

  4. Agron Demukaj-Ekzekutivi Komunal

  5. Izet Zenuni-Ekzekutivi Komunal

Seanca ka vazhduar me formimin e dy komisioneve Vlerësuese për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;

Komisioni për pronën komunale njësia kadastrale Rastavicë parcela  nr. 00736-0 ka këtë përbërje:

  1. Rexh Sutaj-AAK

  2. Ilir Ferizaj – PSD

  3. Zelfije Qorraj-OJQ

  4. Mujë Kadriaja –Ekzekutivi Komunal

  5. Halil Tolaj –Ekzekutivi Komunal

Komisioni për parcelat nr. 01098-0 ne zonën Kadastrale në Dranoc

Komisioni ka këtë përbërje:

  1. Besjana Ukëhaxhaj-AAK

  2. Rejhana Tolaj –LDK

  3. Curr Mazrekaj –OJQ

  4. Rasim Alaj-Ekzekutivi Komunal

  5. Ismet Kukleci-Ekzekutivi Komunal

Në këtë seancë në piken e 7-të është bërë edhe formimi i Komisionit të Ankesave, për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës;

Komisioni ka këtë përbërje:

  1. Milazim Mushkolaj –AAK

  2. Shkelzim Haxhnikaj-LDK

  3. Një anëtar nga OJQ

  4. Enver Cacaj-Ekzekutivi Komunal

  5. Besart Cacaj-Ekzekutivi Komunal

Në ketë seancë të rregullt në të ndryshëm janë diskutuar një sere temash më rendësi për qytetarët dhe janë parashtruar disa pyetje parlamentare që presin përgjigjën në seancën e radhës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …