Mbahet mbledhja e rregullt e KKSB-së në komunën e Hanit të Elezit

Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Hanit të Elezit për muajin Gusht me këtë rend pune.

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

  2. Informatë mbi sigurinë në komunën e Hanit të Elezit.

  3. Informatë mbi situatën me pandeminë Covid -19 në Han të Elezit.

  4. Shqyrtimi i gjendjes me zjarret në teritorin e Komunës.

  5. Të ndryshme.

Takimin e kryesoi Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit z. Rufki Suma.

Lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Komunë raportuan zyrtarët nga Policia e Kosovës. Nga stacioni policor i Hanit të Elezit Toger Nuhi Dema theksoi se gjatë këtij muaji ishin 7 raste të raportuara. Po ashtu jemi duke u marr edhe me pandeminë sipas vendimeve të qeverisë. Komandant Dema e vlerësoi situatën e sigurisë të qetë dhe stabile. Nga policia kufitare –Vija e Gjelbërt Toger Lulzim Deda theksoi se gjatë këtij muaji kemi pasur vetëm një rast të raportuar. Situata e sigurisë ishte e qetë. Boban Simonoviq nga niveli qendrorë i policisë kërkoi nga stacioni policorë në Han të Elezit që ta themelon Këshillin Lokal për siguri Publike sepse ky këshill është i rëndësishëm për policinë, komunën dhe qytetarët sepse përmes këtij këshilli mund të realizohen projekte që kanë të bëjnë me sigurinë.

Informatën mbi situatën me pandeminë Covid -19 në Han të Elezit e prezantoi Kryetari i Komunës z. Rufki Suma. Sipas Kryetarit Suma sa i përket pandemisë nga data 08.08. 2021 deri me datë 25.08.2021 janë 111 raste pozitiv dhe prej tyre një rast të vdekjes, 16 të shëruar dhe 95 aktiv. Janë vaksinuar 3510 persona dhe prej tyre 2570 dozën e parë dhe 940 me dy doza. Shqyrtimi i gjendjes me zjarret në territorin e Komunës e prezantoi Kujtim Dernjani nga Drejtoria për shërbime publike dhe emergjencë. Ai i njoftoi anëtarët e KKSB-së se gjatë muajit Gusht janë raportuar 13 raste të zjarreve, ndërsa nga muaji janar deri më tani janë 28 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …