Mbahet mbledhja e shtatë e rregull e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, është mbajtur mbledhja e shtatë të rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit dhe e fundit për vitin 2019, situata u vlerësua e qetë stabile dhe e qëndrueshme. Pjesëmarrës në këtë mbledhje përveç anëtarëve të KKSB-së, ishin edhe monitorues të UNMIK-ut zyra në Pejë dhe LMT-së në Rahovec. “Si kryetari i komunës me datë 19 të këtij muaji kam nënshkruar Urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve (mjeteve) piroteknike, kjo urdhëresë është në fuqi nga 19 dhjetor 2019 deri më 15 janar 2020, përjashtim bën data 31 dhjetor 2019 prej orës 23:30 deri në ora 00:30 e datës 01 janar 2020.  Personat të cilat bien në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të ndëshkohen me gjobë në shumën prej 100 euro (njëqind euro), për zbatimin e kësaj urdhërese do të përkujdeset Drejtoria për Inspektim në Komunën e Rahovecit. Besoj që urdhëresa e cila është në fuqi, do të ndikoj pozitivisht që të mos kemi ndonjë rast sikur vitin e kaluar kur është djegur në stallë apo edhe lëndime tjera. Nga vlerësimet tona, në komunën tonë, situata e sigurisë në komunën e Rahovecit vazhdon të jetë e qetë, stabile dhe e qëndrueshme, për këtë dua të falënderoj të gjithë qytetarët e komunës për kontributin e dhënë”, ka thënë ndër të tjera kryetari Lafiti. Për periudhën 40 ditëshe nga mbledhja e fundit e KKSB-së për sigurinë në komunën e Rahovecit ka raportuar Fazli Morina, komandat i Stacionin të Plicisë në Rahovec I cili ndër të tjera ke thënë se situata e Sigurisë në territorin e Komunës së Rahovecit vazhdon të jetë e qetë dhe stabile, gjatë kësaj kohe janë regjistruar gjithsejtë: 73 Raste, prej tyre 62 vepra penale, 09 incidente të ndryshme. “Nga këto mund të veçojmë disa vepra më të rënda: vjedhje, 05 raste, vjedhje të rënda, 12 raste, mbajtja në pronësi të paautorizuar të armëve, 02 raste, dhe 5 raste dhunë në familje. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar dy raste të vjedhjes së rëndë që vlen të ceken: Me datë 12.12.2019 rreth orës 01.48 në rrugën Xhelal Hajda Toni në Rahovec ka ndodhur vjedhja e lokalit të një kompanie telefonie. Me datë 27.12.2019 në ora 04.25 në rrugën Avdullah Bugari në Rahovec, ka ndodhur rasti i Vjedhjes së Rëndë (e mbetur në tentativ) në një bankë,  Nga Njësitet përkatëse në kuadër të stacionit policor në Rahovec janë ndërmarr të gjitha veprime e nevojshme, të dy rastet kalojnë në Njësitin e Hetimeve Rajonale DRP Gjakovë”, ka thënë në raportin e tij komandanti Morina

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …