Mbahet një protestë paqësore për Kosovën, më 20 shkurt 2018, në Bruksel

Mbahet një protestë paqësore për Kosovën, më 20 shkurt 2018, në Bruksel

Bashkatdhetarë të nderuar të Belgjikës, të Evropës e më gjerë, Kosova dhe kombi ynë ka nevojë për bijtë dhe bijat e veta. Për 10 vjetorin e Kosovës si shtet, me një inisiativë të Profesorit Nusret Pllana, në kuadër të dorëzimit 751 Eurodeputetëve dhe 28 Euro Komisionerëve të librit të tij,  “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët  1844-1999”, do të mbahet një protestë paqësore përpara Parlamentit evropian me këto kërkesa :

– Liberalizim të vizave për banorët e Kosovës pa kushtin e demarkacionit;

– Njohje nga 5 shtetet evropiane (Spanjë, Slovaki, Qipro, Greqi dhe Rumani) të Pavarësisë së Kosovës;

– Kushtëzimi i njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia për vazhdimin e integrimit evropian;

– Dhe që të gjithë shtetet e Ballkanit përendimor (Shqipëria, Kosova, Bosnia, Mal i Zi, Maqedonia dhe Sërbia) të bëhen pjesë të BE-së në të njëjtën kohë.

Protestë paqësore për Kosovën, më datën, më 20 shkurt 2018, në Bruksel, në Place du Luxembourg.

 

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …