Drejtoria komunale për Arsim dhe Edukim e Komunës së Malishevës njofton se të shtunë më datë 25.04.2026 mbahet Olimpiada e II-të e Përbashkët Kosovë – Shqipëri në lëndën e gjuhës shqipe, klasa e nëntë
Faza II, më 25 prill 2026, ora 10.00 – 12.00. Realizohet në nivel ZVAP/DKA, në mjediset e caktuara prej tyre.
Faza III, më 09 maj 2026, ora 10.00 – 12.00. Realizohet në nivel shteti dhe organizohet në mjediset e caktuara nga MA/MASH,
Faza IV, më 23 maj 2026, ora 10.00 – 12.00. Realizohet në Prishtinë, në nivel ndërshtetëror, në mjedisin e caktuar nga MASH.
DAE-ja bënë organizimin e mbajtjes së testit në nivel komunal, e cila ka formuar ekipe profesionale për hartimin e testeve të Olimpiadës për klasat e nënta, e cila mbahet pra në nivel komune. Pas kryerjes së mbajtës së olimpiadës, sipas përqindjeve që janë të parapara në dokumentetët të cilat janë hartuar nga grupet punuese të Kosovës dhe Shqipërisë, DAE-të kanë për obligim që të dhënat e kalueshmërisë së nxënësve në olimpiadë të dërgohen në MASH.