Mbahet takim përmbyllës për organizimin e Javës Evropiane të Sportit në Kosovë

 

Java Evropiane e Sportit, aktivitet i cili në Kosovë organizohet nën patronatin e Ministrit Kujtim Gashi, mbahet në shtete të ndryshme të Evropës, nën monitorimin e Komisionit Evropian. Java do të mbahet sivjet për herë të dytë në Republikën e Kosovës, nga 23 deri më 30 shtator. Nën drejtimin e koordinatorit të Trupës Kombëtare të Kosovës për organizimin e Javës, Daut Thaçi, këshilltar për sport i ministrit, u mbajt takimi përmbyllës i Javës Evropiane të Sportit, i kësaj trupe, ku u diskutuan çështjet dhe detajet e fundit për organizimin e Javës. Në këtë takim morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të federatave sportive, të cilat do të organizojnë aktivitetet sipas agjendës së paraparë gjatë 8 ditëve sa do të mbahet kjo javë në fund të muajit. U vlerësua se organizimi i Javës përpos që do të aktivizojë më shumë njerëzit që të merren me sport dhe veprime fizike për të reduktuar pasivitetin, do të ndërgjegjësojë shoqërinë më shumë për rëndësinë e sportit si dhe do të jetë edhe një prezantim i mirë për shtetin e Kosovës, duke e pasur parasysh që ky vit është viti i pestë prej se Java Evropiane e Sportit është themeluar dhe ka nisur të organizohet nëpër shtete të ndryshme të Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …