Mbahet takimi i dytë për Hartimin e Planit Lokal për Veprim në Mjedis në Han të Elezit

Në Komunën e Hanit të Elezit është organizuar punëtori të zyrtarëve të Komunës së Hanit të Elezit në bashkëpunim me Environment & Business Solution, me temën “Diskutimi i draftit të dytë të Planit Lokal të Veprimit në Mjedis 2021-2026 për Komunën e Hanit të Elezit”. Objektivi i kësaj punëtorie është për të diskutuar me Grupin punues dhe me pjesëmarrësit tjerë draftin e plotësuar të PLVM, të dhënat e përfshira në PLVM, problemet mjedisore të identifikuara si dhe prioritetet e përcaktuara të PLVM. Afrim Berisha, ekspert i angazhuar nga kompania Environment & Business Solution, për të ndihmuar komunën e Hanit të Elezit në hartimin e Planit, para pjesëmarrësve prezantoi pasqyrën e të dhënave të ofruara nga Komuna e Hanit të Elezit për plotësimin e PLVM. Prezantimi i draftit të dytë të plotësuar të PLVM përmbante problemet mjedisore të identifikuara, prioritetet e përcaktuara të PLVM, aktivitetet e planifikuara për realizimin e prioriteteve si dhe afatet kohore për implementimin e tyre

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …