Mbahet takimi i rregullt i KKSB në Deçan

Sot është mbajtur takimi i rregullt i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Në praninë e anëtarëve të Këshillit, takimi u hap nga Koordinatori i KKSB-së, Ismet Kukleci.

Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:

  1. Çështja e sigurisë në Komunën e Deçanit.

  2. Të ndryshme.

Ne fjalën e tij, përfaqësuesi i Policisë, Rreshteri Adem Çeku bëri të ditur se marrë në përgjithësi situata e sigurisë në Komunën tonë është e qetë dhe stabile, përveq muajve të fundit shqetësuese janë  rastet e dhunës në familje. Ai tregoi që bashkëpunimi me institucione është shumë i mirë, poashtu edhe me qytetarë, drejtorë të shkollave etj. Drejtori i MSHSHP-së, Izet Zenuni shtroj si çështje për diskutim edhe problemin me qentë endacak, si dhe planin për mbulimin e qytetit me kamera të sigurisë dhe zjarret, dhe u dakorduan që bashkëpunimi mes Komunës dhe organeve të rendit të vazhdojë të jetë në nivelin e duhur. Drejtori për Arsim, Bekim Vishaj bëri një përmbledhje sa i përket gjendjes nëpër shkolla. Ai tregoi që tashmë maturantët kanë përfunduar procesin mësimor, si dhe në fund të qershorit pritet të përfundojë i tërë procesi mësimor për këtë vit shkollor. Ai theksoj se gjendja në shkolla është  stabile. Pas bisedave dhe diskutimeve në mes të anëtarëve të Këshillit, arritëm në përfundim se çështja e sigurisë në Komunën tonë, në përgjithësi është e qetë dhe stabile!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …