Mbahet takimi online me ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa dhe kryetarët e komunave të Kosovës

Me kërkesën e kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, drejtuar Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) për mbajtjen e një takimi online me ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa dhe kryetarët e komunave të Kosovës, ka adresuar disa nga temat më kryesore dhe urgjente me të cilat po ballafaqohen në vazhdimësi në kohë pandemie, ndër to ishin:

* Çështja e pranimit të rrushit nga bodrumet dhe përpunuesit.

Për këtë çështje kryetari Latifi ka theksuar se, është e domosdoshme që shpejtë të gjejmë një zgjidhje për pranimin e rrushit të fermerëve. Me insistim kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që të ndërhyjë sa më shpejtë, në mënyrë që të hapen dyert e bodrumeve tona.

* Çështja e grumbullimit dhe pranimit të qumështit.

Një problem mjaft serioz që do të dërgonte në kolaps, pra, falimentimin e qindra stallave, mbetjen e qindra punëtorëve pa punë, këputjen e një hallke të rëndësishme të zinxhirit që ndikon direkt në mirëqenien sociale dhe zhvillimin e ekonomive familjare, është edhe pamundësia e dorëzimit të qumështit në pika grumbulluese, për shkak të refuzimit të tij. Kërkova që të gjinden mundësitë e përbashkëta për të përkrahur sektorin e qumështit që të dal nga kjo gjendje e rënduar me përmasa shqetësuese.

* Kompensimi i dëmeve

Një shqetësim serioz i fermerëve tanë dhe pakënaqësia e tyre ndaj vonesave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë, në ekzekutimin e 25% të vlerës së dëmit të shkaktuar nga breshri dhe vërshimet. Ne si komunë kemi përfunduar të gjitha procedurat e kërkuara nga ana e Ministrisë për kompensimin e fermerëve tanë, andaj presim që Qeveria e Republikës së Kosovës të reflektojë dhe sa më shpejtë të ekzekutojë vendimin për dëmshpërblim të fermerëve.

* Subvencionet 2020

Një çështje tjetër e adresuar është edhe kërkesa për të mos i vonuar pagesat direkte si dhe kërkesa për rritjen e subvencioneve për vitin 2020. I informova edhe njëherë, se Komuna e Rahovecit ka kërkuar nga niveli qendror që rritja e subvencioneve të bëhet edhe krahas situatës në të cilën janë përballur fermerët në kohët e fundit, por në takim kërkova të dimë më shumë se dyfishimi i subvencioneve për këtë vit dhe mënyra se si do shpërndahet fondi shtesë, 26 milionë euro.

* Grantet 2020

Të hapet sa më shpejtë thirrja e re për grantet 2020, për masat e mbetura, gjithashtu, të bëhet vlerësimi si dhe shpallja e rezultateve për aplikacionet e dorëzuara në fazën e parë.

Uroj dhe shpresoj shumë që të gjinden sa më parë zgjidhje në dobi të fermerëve tanë, si dhe falënderoj Ministrin Mustafa dhe AKK-në për bashkëpunimin! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …