Policët e Kosovës që nga dita e sotme do të punojë me orar të zgjatur me nga 12 orë në ditë

Mbi 1000 policë pritet të dalin në pension të parakohshëm nëse projektligji i hartuar procedohet në Qeveri

Mbi 1000 zyrtarë policorë të Kosovës pritet të dalin në pension të parakohshëm nëse projektligji i hartuar procedohet në Qeverinë e Kosovës. Përfaqësues të Sindikatës së Policisë kanë shpalosur edhe kërkesat e tyre të pensionimit. Sindikata e Policisë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës pensione të ngjashme si të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. 60-përqindëshi i pagës së tyre bruto i bie të jetë mbi 300 euro për 1 mijë zyrtarët policorë të cilët pensionohen në moshën 55-vjeçare. Një projektligj i tillë ka filluar të hartohet, pavarësisht se Fondi Monetar Ndërkombëtar e kishte kritikuar ashpër një iniciativë të tillë. “Në të njëjtën kohë ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar për iniciativat e shpenzimeve sociale, siç është skema e propozuar e pensioneve për mësuesit të cilët punuan në sistemin paralel në vitet 1990 ose skemën e pensionit të parakohshëm për forcat policore. Këto do të krijonin detyrime të mëdha të pensioneve të pafinancuara, të cilat sistemi i pensioneve tashmë i pafinancuar në Kosovë thjesht nuk mund ta përballojë. Për më tepër, kërkesa për skema të ngjashme për profesione tjera me siguri do të pasojë, duke vënë në rrezik buxhetin e Kosovës dhe qëndrueshmërinë e borxhit”, pati thënë kohë më parë shefi i FMN-së Ruud Vermuelen.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …