Mbi 150 milionë fëmijë në Afrikën lindore dhe jugore po rriten në mesin e efekteve negative edhe të varfërisë

Mbi 150 milionë fëmijë në Afrikën lindore dhe jugore po rriten në mesin e efekteve negative edhe të varfërisë

Mbi 150 milionë fëmijë në Afrikën lindore dhe jugore po rriten në mesin e efekteve negative edhe të varfërisë, edhe të ndryshimit klimatik, transmeton Anadolu Agency. Sipas raportit të përgatitur nga Fondacioni “Save The Children”, thuhet se mbi 150 milionë fëmijë në kontinent kanë mbetur mes varfërisë që rritet vazhdimisht dhe ndryshimit klimatik, efektet e të cilit po ndihen çdo ditë e më shumë. Në raport thuhet se fëmijët e Sudanit Jugor janë brezi më i ekspozuar ndaj të dy kërcënimeve me 87 për qind, ndërsa ky vend ndiqet nga Mozambiku me 80 për qind dhe Madagaskari me 73 për qind. Po ashtu bëhet e ditur se edhe 16,3 milionë fëmijë në Kenia jetojnë me efektet negative që kanë shkaktuar të dy këto probleme. Ndër të tjera, në raport thuhet se miliona persona mund të mbesin më të pambrojtur kundër katastrofave të ardhshme si përmbytjet ose thatësira nëse nuk veprohet urgjentisht kundër ndryshimit klimatik dhe pabarazive. Teksa edhe në disa rajone në jug dhe lindje të kontinentit vazhdon lufta me thatësirën ekstreme, bëhet e ditur se disa rajone po përballen me katastrofat e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat intensivë. Vendet e Afrikës, të cilat kanë një ekonomi të varur nga jashtë, janë ndër më të prekurat nga kriza ekonomike të shkaktuara nga rritja globale në çmimet ushqimore.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …