Enver Hoxha

Enver Hoxha për tri poste shtetërore merrte pagë mujore nga buxheti i Shqipërisë, vetëm 24o dollarë

Enver Hoxha për tri poste shtetërore merrte pagë mujore nga buxheti i vendit vetëm 24o dollarë. Po ta  kishte publikuar këtë lajm ndonjë gazetë në Shqipëri, mbështetur  të statistikat e kohës, nuk do ta besonte askush,  por për këtë fat ka shkruar  gazeta prestigjioze “Times” e vitit 1971 dhe nuk ka mundur të demantohet kurrë. Enver Hoxha ishte kryeministër, ministër i Mbrojtjes, ministër i Jashtëm, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë,  gjeneral kolonel, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.  Revista “Time”, e vitit 1971, në një reportazh për Shqipërinë komuniste dhe drejtuesit e saj, përkthyer dhe botuar nga GAZETA DITA, shkruan se Hoxha merrte 2 mijë lekë pagë, ose me kursin e asaj kohe 240 dollarë amerikanë. Nga buxheti i shtetit ai  merrte vetëm  240 dollarë, kjo është arsyeja pse politikanët në Shqipëri nuk duan as ta kujtojnë emrin e Enver Hoxhës, sepse rrezatonte  nder, burrëri, kursim, shpirt njeriu që shtetit,  kombit e atdheut  i jep të gjitha dhe merr vetëm aq sa i duhen për ushqim. Edhe nëse lajmi ka qenë pak i ekzagjeruar, dihet mjaft mirë se Enver Hoxha nuk la kurrfarë pasurie, përveç një familje të pasur me moral njerëzor, kombëtar e shoqëror  sikur pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare të kohës së tij.

A ka sot politikan shqiptar që skuqet kur për një post të thjeshtë qeveritar merr deri ne 5 mijë dollarë. Në Kosovë është shënuar vetëm një rast, ta themi i skuqjes. Një zyrtare e lartë e Presidencës së Vjosa Osmanit, nuk kishte pranuar rrogën 3900 euro por kishte kërkuar zbritje në 2900. Ishte lajmi i ditës në Kosovë edhe pse 2900 euro në muaj janë pagat mujore të 17 veteranëve së bashku. 

 

Sa paga mujore marrin sot së bashku kryeministri, ministri i Mbrojtjes, dhe ministri i jashtëm në Shqipëri, apo në Kosovë dhe sa punë e çfarë pune bëjnë për popullin, kombin e atdheun? (Dita-RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …