leoni

Mbi 260 hektar me grurë janë korrë në komunën e Deçanit

Mbi 260 hektarë më grurë janë korrë këtë vit në Komunë e Deçanit, në këtë fushë llogaritet të jet vit i bereqetshëm, kështu tha drejtori i Bujqësisë në komunën e Deçanit Rifat Stojkaj. Stojkaj tha se krahasuar më vitin 2019 ku për një hektar me grurë rendimenti ishte 4000 kilogram grurë këtë vit një hektar më grurë ka sjellë rendiment 4500-5000 kilogram. Në këtë sektor jam i kënaqur më vet faktin se edhe fermerët e komunës së Deçanit, tashmë kanë shtuar sipërfaqet e të mbjellurave me grurë nga viti në vit. Krahasuar me vitin 2019 ku kishim 83 fermer tashmë në vitin 2020 në këtë fushë është rritë numri i fermerëve 11 sosh, kjo më bën të ndihemi mirë edhe ne si sektor i bujqësisë sepse është rritë vetëdijesimi i qytetarëve për të punuar tokat e tyre bujqësore duke e ditur se sektori i bujqësisë luan rol të rëndësishëm në të ardhura të ekonomive familjare. Rendimenti i kënaqshëm dhe interesimi i fermerëve të komunë së Deçanit na bën edhe ne si Drejtori e Bujqësisë më përgjegjës ndaj kësaj kategorie duke nda mjete për subvencionim në vitin e ardhshëm, njëkohësisht duke qen më afër te gjithë fermerëve për te ju ndihmuar në mënyrën e aplikimit ku edhe këtë vit Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë me subvencionimin e grurit duke përfshi edhe pjesën e grandeve tha Stojkaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shënohet 26 vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit

Sot, u bënë 26 vjet që nga dalja e parë publike e UÇK-së në Drenoc …