Tema të tjera...
FMN: Kosova e fundit në Europë për të ardhura për frymë më 2025, thellohet hendeku me rajonin
05/02/2026
Analisti Sadik Halitjaha akuzon Qeverinë për dështim në energji: “Populli po paguan keqmenaxhimin
05/02/2026
Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, i janë përgjuar bisedat me vizitorë për afro katër vjet, ndërsa Prokuroria e Specializuar ka dorëzuar rreth 35 orë audio-incizime si pjesë e provave në procesin e dytë gjyqësor ndaj tij. Sipas raportimit të Klankosovës, të transmetuar nga Periskopi, materiali i dorëzuar përfshin mbi 5 mijë faqe transkripte, gjë që mbrojtja e ka cilësuar si ngarkesë të rëndë procedurale. Avokatët e Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë kanë shprehur shqetësime edhe për mënyrën e trajtimit të përkthimeve, duke pretenduar se Prokuroria ka ndryshuar versione të pjesëve ku pretendohet se janë dhënë udhëzime për dëshmitarë. Këto kundërshtime janë ngritur në kuadër të procedurave paraprake, ndërsa mbrojtja kërkon rishikim dhe sqarime shtesë për mënyrën e administrimit dhe interpretimit të materialeve të përgjimit. Procesi gjyqësor përfshin edhe emrat e Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, ndërsa debatet procedurale pritet të vazhdojnë në seancat e ardhshme.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
