Qeveria e Kosovës

Mbledhja e sotme e Qeverisë është zhvilluar me një diskutim në mes kryeministrit dhe ministrave

Mbledhja e sotme e Qeverisë së Kosovës ka filluar me shumë paqartësi, ku edhe është zhvilluar një dikutim mes kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj dhe ministrave të PDK-së dhe Nismës në lidhje se a do të ketë të drejtë qeveria që në këtë situatë të krijuar të marrë vendime. Haradinaj ka dilema nëse ka të drejtë ose jo ta thërrasë mbledhjen e ekzekutivit, prandaj ai ka thënë se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. “Këtu ka mendime të ndryshme se a kemi bazë ligjore ose jo për mbajtjen e mbledhjes së qeverisë, më duhet t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese që të na japë një sqarim”, ka thënë ai. Zevendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se nuk është i mendimit që të marrin vendime për ta çuar situatën në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar që të mos bllokohet vendi.  Ministri i Tregtisë dhe Industrisë që vije nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka thënë se për tema të rëndësishme nuk duhet të ketë vakuum.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Jashari pjesëmarrës në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it në Lindje

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në ceremoninë zyrtare …