Aktivitetet filluan sot në orën 10.00 ku qytetarë të shumtë liridashës bënë homazhe te Varri i Adem Demaçit, në  Varrezat e Dëshmorëve, në Velani.

Sot në Prishtinë u mbajtën aktivitete tematike përkujtimor e kulturorë në një-vjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit

Organizuar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë, Shoqëria, Shoqata Lëvizje  dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, në një-vjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, u mbajtën aktivitete tematike e përkujtimore,  në nderim, respekt e mos-harrim të jetës dhe veprës së Simbolit të Lëvizjes së Rezistencës Kombëtare, bacë Adem Demaçi i cili vdiq më 26 korrik të vitit 2018. Aktivitetet filluan sot në orën 10.00 ku qytetarë të shumtë liridashës bënë homazhe te Varri i Adem Demaçit, në  Varrezat e Dëshmorëve, në Velani.

Në një vjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçi është vënë gurthemeli i shtatores së tij në Prishtinë

Në orën 11.00 u bë  vendosjen e gurë-themelit  të Shtatores,  në Sheshin Adem Demaçi në kryeqytet.  Në orën 12.00 u mbajt Akademia përkujtimore në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, në Prishtinë. Me këtë rast para të pranishmëve kanë folur, Shyqri Galica, nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës,  Hydajet Hyseni nga Shoqata e ish të Burgosurve të Kosovës, Xhevat Bislimi nga Shoqata Lëvizja, Ahmet Qeriqi, drejtor i Radios-Kosova e Lirë dhe Selatin Novosella, projektues dhe bashkë-realizues  i botimit të kompletit të veprave në 40 vëllime të Adem Demaçit dhe të autorëve të tjerë,  për Adem Demaçin.

Fillimisht dr. Shyqri Galica paraqiti fjalën e hapjes së Akademisë dhe foli për kontributin madhor të Demaçit për Lëvizjen kombëtare por edhe për letërsinë e kulturën shqiptare përgjithësisht.

Pastaj fjalën e mori drejtori i Radios-Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi i cili foli për rolin dhe kontributin madhor të cilin e ka dhënë, Adem Demaçi në kundër të Lëvizjes Kombëtare, gjatë të gjitha periudhave  të rezistencës, prej vitit 1958 deri në çlirimin e vendit në vitin 1999 dhe më vonë, deri  në kohën kur ishte sëmurë.  

Në fjalën e tij për jetën dhe veprën e Adem Demaçit, kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, Hydajet Hyseni ka shkëputur fragmente të kumtimit politik të Adem Demaçit në periudha të caktuara…  Një fjalë rasti në evokim të kujtimeve për bacë Adem Demaçin e ka paraqitur edhe Xhevat Bislimi, nga Shoqata Lëvizja…. Në fund të Akademisë përkujtimore, i burgosuri politik dhe bashkëveprimtari i Adem Demaçit, Selatin Novosella ka folur për projektin e botimit kapital të veprave të Demaçit nga Shoqata e të Burgosurve Politikë, në Prishtinë.

Gjatë tërë kohës sa ka zgjatur akademia nuk janë ndërprerë ovacionet e duartrokitjet. Po ashtu gjatë aktivitetit janë lexuar edhe poezi të ndryshme dhe për të pranishmit janë shpërndarë disa vepra të Adem Demaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …