Mbrëmë ka ndërruar jetë veterani i luftës Mehmet Kastrati, i prekur me COVID-19

Mbrëmë ka ndërruar jetë veterani i luftës, Mehmet Kastrati (1954) nga fshati Maxharrë i Komunës së Malishevës. I ndjeri ishte i shtrirë në njërën prej klinikave në QKUK, dhe ka qenë i prekur edhe me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar familja e të ndjerit, menjëherë pasi mjekët i kanë njoftuar për vdekjen e familjarit. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Kastrati dhe të gjithë bashkëluftëtarëve. I ndjeri ka vdekur menjëherë pasi IKSHPK i ka publikuar rezultatet e analizave të djeshme për rastet e prekura me COVID-19. Vdekja e mbrëmshme, e regjistron rastin e tretë të vdekjes në Komunën e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur edhe me COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …