Mbrëmë, në Kompleksin Kulturor “Fetnete Ramosaj”, u mbajt një aktivitet i veçantë në kuadër të Javës së Diasporës në Deçan, ku autorët deçanas sollën krijimtarinë e tyre përmes promovimeve librash, recitaleve dhe monologjeve plot emocion.
Kjo mbrëmje u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë kulturore dhe shpirtërore, ku arti dhe fjala e shkruar u bënë urë lidhëse mes bashkatdhetarëve tanë dhe vendlindjes.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i cili vlerësoi lart kontributin e autorëve dhe artistëve në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore.
Një falënderim i veçantë për të gjithë pjesëmarrësit – autorët, artistët dhe qytetarët që i dhanë kësaj mbrëmjeje një dimension të veçantë dhe e shndërruan në një festë të vërtetë të kulturës deçanase, thuhet në njoftimin e komunës së Deçanit postuar në faqen zyrtare në facebook.