Isuf Ismaili: Lufta e UÇK- së, është heroike, çlirimtare, e pastër dhe me vlera të larta humaniste

Në Prishtinë u mbush sheshi “Skënderbej” me protestues të shumtë, me luftëtarë të UÇK- së Heroike me bashkatdhetarë nga pothuajse të gjitha trevat shqiptare e nga diaspora për ta kundërshtuar me këmbëngulje padrejtësinë e madhe që po iu bëhet krerëve të UÇK – së: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, e luftërave të tjerë, bijë e bija të popullit që i dolën zot Kosovës, kësaj pjesë të Atdheut, të cilët i tundën kancelaritë evropiane e botërore – strukturat politike e diplomatike të shteteve të mëdha e të fuqishme me krismat e lirisë, me luftën e drejtë e të shenjtë që e bënin për jetë a vdekje për çlirimin e lirinë e njëmendtë të trevave shqiptare, të cilat mbaheshin të pushtuara nga ish Jugosllavia.

Ne, së pari, duhet të themi se nuk ka gjë më madhështore se sa të luftosh për lirinë e popullit që i takon. Njerëzit që veten e tyre e vënë në shërbim të lirisë e në shërbim të idealeve të shëndosha atdhetare e të prirë nga ideale të humanizmit, bëjnë luftë të pastër e të drejtë. E tillë qe lufta heroike e UÇK – së, e krerëve të saj, e luftëtarëve që paraqitën vlerat më të mira atdhetare e humaniste.

Ta shpëtosh popullin tënd nga krimet barbare e fashiste të armikut, siç qe ushtria, policia, paramilitarët e strukturat e çmendura e të droguara serbe, është humanizmi më i madh, është vepra më shkëlqyer atdhetare, ndaj nuk ka aspak vend, nuk është aspak arsyeshme që të mbahen në burgje, të izoluar në hetuesitë ndërkombëtare e vendore as krerët e UÇK – së, as luftëtarët të tjerë të Atdheut.

UÇK – ja, dëshmorët e heronjtë e Atdheut ia kthyen dinjitetin të gjithë popullit shqiptar, të gjitha trevave të Atdheut, sidomos trevave shqiptare, si Kosovës e të tjerave që i mbante të pushtuara  Jugosllavia. Duke parë këtë fakt, mund të themi lirisht  se lufta e UÇK- së qe e prirë dhe të orientuar jo vetëm për çlirim nga pushtuesit, por edhe bashkimin e natyrshëm të të gjitha trevave shqiptare dhe ky është një fakt, pasi që dihet historikisht se trevat të shumta të Shqipërisë së tërësishme, u pushtuan nga fqinjët barbarë jugosllavë.

Në këtë kuptim gjykatat qofshin ndërkombëtare, qofshin vendore nën presionin e të huajve, edhe pse mundohen e përpiqen ta mohojnë luftën heroike të UÇK – së e luftëtarëve të denjë të saj, nuk mund t’ia arrijnë qëllimeve të tyre të errëta, të prira nga gatimet e kuzhinave serbe e sllavëve të tjerë që i akordojnë gënjeshtrat e tyre në dëm të popullit shqiptar e trojeve të tij.

Jemi të vetëdijshëm, se një pjesë jo vogël e bashkëpunëtorëve e shërbëtorëve të armiqve tanë, në Kosovë e trojet të tjera shqiptare, kanë dhimbje të madhe për fundin e turpshëm e me gjak të  krijesës artificiale,  Jugosllavisë, si burg i popujve liridashës, por kohët kanë ndryshuar, ndaj nuk do të arrijnë kurrë ta ndalin kohën e zhvillimeve të natyrshme e të bashkimit të popullit shqiptar.

Kjo pjesë e këtyre bashkëpunëtorëve të Jugosllavisë e Serbisë kanë qenë edhe kundër çdo përpjekje të popullit shqiptar për liri, pavarësi, bashkim kombëtar e çlirim njerëzor, kanë qenë e janë kundër UÇK- së e luftëtarëve të devotshëm të saj. Ndaj edhe kanë bashkëpunuar jo vetëm me armikun, por edhe me gjykatat ndërkombëtare, në dëm të UÇK – së, në dëm të krerëve të saj e të luftëtarëve të tjerë të saj, ndaj kanë grumbulluar gënjeshtra, sipas shijes serbe.

Gjykata e Hagës është e padrejtë e dëmshme dhe paarsyeshme. Nuk mund të dënohen njerëzit që luftojnë për çlirim, liri, për humanizëm e drejtësi njerëzore.

Dje pjesa e ndërgjegjshme e popullit shqiptar e mbushi sheshin në mbrojtje të bijve e bijave që i dolën zot Atdheut. Ky është zëri që nuk do të ndalet, por do të ngrihet akoma më lartë e do shkojë akoma më larg, derisa të vihet e drejta e popullit shqiptar në vend e duhur.

Në mbështetje të kësaj që e shkruaj, është edhe fjalimi i hetueses së njohur holandeze dhe ish-pjesëtare e ekipit të Tribunalit të Hagës për gjykimin e Sllobodan Millosheviqit, zonja Neveka Tromp e cila tha shumë argumente në protestën e djeshme, por edhe të gjithë ata që folën, si Hysni Gucati i cili është në krye të veteranëve të UÇK – së e të tjerë, por edhe të tjerë paraqitën fakte  për mbrojtjen e krerëve të UÇK- së, e luftëtarëve të tjerë të saj, në mbrojtje të popullit e vlerave të luftës çlirimtare që e bëri kjo ushtri sa heroike aq edhe me vlera njerëzore.

 Gjithmonë në mbrojtje të UÇK – së, krerëve e të gjithë luftëtarëve të saj të denjë.

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …