Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit

Mbrojtja e Jakup Krasniqit tërheq një dëshmitar nga lista – procesi në Hagë hyn në fazën përmbyllëse

Mbrojtja e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Jakup Krasniqi, ka njoftuar se ka hequr dorë nga njëri prej dëshmitarëve të planifikuar për t’u paraqitur pas përfundimit të dëshmive të thirrura nga mbrojtja e Hashim Thaçit. Në njoftimin zyrtar drejtuar trupit gjykues, Krasniqi ka sqaruar se vendimi është marrë në përputhje me rregullin 119 të Rregullores dhe urdhrin e panelit gjykues. “Mbrojtja e Jakup Krasniqit e njofton trupin gjykues dhe palët se nuk synon të mbështetet në dëshminë e [E REDAKTUAR]. Sipas kësaj, mbrojtja nuk do të dorëzojë ndonjë mocion sipas rregullit 154 në lidhje me këtë dëshmitar”, – thuhet në dokumentin e publikuar nga Gjykata Speciale. Ky veprim vjen në një moment kur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së po hyn në fazën përmbyllëse, ndërsa pritet që dëshmitë e fundit të mbrojtjes të zhvillohen gjatë nëntorit. Jakup Krasniqi, së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, ndodhen tashmë pesë vjet në paraburgim në Hagë, ndërkohë që procesi ndaj tyre vazhdon të jetë objekt debatesh të ashpra për drejtësinë selektive të Gjykatës Speciale. Shumë njohës të drejtësisë ndërkombëtare vlerësojnë se ky proces ka rëndësi historike, por njëkohësisht ngre pyetje serioze për mënyrën se si po trajtohen figurat e UÇK-së në raport me krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Shtetet e Bashkuara propozojnë mision stabilizues për Gazën – Kosova si model, Libani si paralajmërim

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së krijimin e një misioni …