Kadri Veseli

Mbrojtja e Kadri Veselit: Asnjë provë e drejtpërdrejtë nga ZPS, akuza mbështetet në supozime

Mbrojtja e Kadri Veselit ka kundërshtuar fuqishëm pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në seancën e radhës në Hagë, duke deklaruar se nuk ekziston asnjë provë e drejtpërdrejtë që e lidh atë me veprat penale të përfshira në aktakuzë. Avokati i Veselit theksoi para trupit gjykues se ndërtimi i akuzës bazohet në interpretime dhe jo në fakte të provuara, duke përdorur formulimin se “ZPS nuk mund të thotë që 2 plus 2 bëjnë pesë”, për të përshkruar, sipas tij, qasjen e gabuar logjike të Prokurorisë. Sipas mbrojtjes, mungesa e provave konkrete dhe natyra rrethanore e materialit të paraqitur nga ZPS tregojnë dobësi serioze në përpjekjen për ta lidhur Veselin me përgjegjësi penale individuale. Avokati shtoi se, pavarësisht kohëzgjatjes së hetimeve, Prokuroria nuk ka arritur të paraqesë dëshmi bindëse që do ta mbështesnin akuzën përtej dyshimit të arsyeshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …