Mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit do të paraqesë prova dhe dëshmitarë – Veseli e Selimi jo

Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit kanë njoftuar se do të dorëzojnë prova në gjykatë, me qëllim që të paraqesin rastin e tyre në mënyrë të plotë. Kjo nënkupton se ata do të thërrasin edhe dëshmitarë gjatë fazës së mbrojtjes në procesin gjyqësor që po zhvillohet në gjykaten speciale në Hagë. Ndërkohë, ekipet mbrojtëse të Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit kanë bërë të ditur se nuk do të paraqesin prova në këtë fazë, duke hequr dorë edhe nga thirrja e dëshmitarëve në mbrojtje të klientëve të tyre. Kjo qasje e ndryshme pritet të ndikojë edhe në kohëzgjatjen e procesit gjyqësor. Meqë dy nga katër të akuzuarit nuk do të paraqesin prova, kjo mund të përshpejtojë zhvillimet e mëtejshme në gjykim.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …