Mbrojtja: Nuk ka prova që Jakup Krasniqi ka kontribuar në krime

Në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë fokusi i mbrojtjes është përqendruar te roli individual i Jakup Krasniqi. Avokati i tij, Aiden Ellis, deklaroi se veprimet e pretenduara të anëtarëve të Policisë Ushtarake nuk mund të përdoren si provë që Krasniqi ka pasur rol apo kontribut në krime. Sipas tij, edhe në rast se kanë ekzistuar rregullore të përmendura nga Prokuroria, ato janë shkelur nga individë të veçantë dhe nuk lidhen me përgjegjësi të drejtpërdrejtë të Krasniqit. “Ka prova që disa anëtarë të Policisë Ushtarake kanë rrahur persona të ndaluar. Por sa herë një anëtar i Policisë Ushtarake ka ushtruar forcë ndaj një të ndaluari, sipas nesh ka shkelur rregulloren në fjalë. Kryerja e krimeve nga anëtarë të Policisë Ushtarake nuk është provë që zoti Krasniqi të ketë luajtur rol në këto rregullore dhe të ketë pasur kontribut të konsiderueshëm në kryerjen e krimeve”, tha Ellis. Ai shtoi se gjatë procesit janë dëgjuar shumë dëshmitarë, përfshirë rreth 40 ish-anëtarë të UÇK-së, ndërsa sipas mbrojtjes asnjëri prej tyre nuk ka deklaruar se ka parë rregullore të tilla të organizatës.

Kontrolloni gjithashtu

Robert Bosch

Robert Bosch: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-liderëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës është absurde

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, e ka cilësuar të pabazuar kërkesën e Prokurorisë …