Me 1 Qershor në  Ferizaj fillojnë “Ditët e Kulturës”

Me 1 Qershor në  Ferizaj do të fillojnë “Ditët e Kulturës” një eveniment i kulturës, i cili për disa ditë para ferizajasve do të ofrojë shumë aktivitete kulturore nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Sipas drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati-Shabani, hapja solemne e “Ditëve të Kulturës” do të bëhet pikërisht në ditën ndërkombëtarë të fëmijëve, me ç’rast do të jetë një program i pasur kulturo-artistik me grupe të fëmijëve si dhe do të bëhet edhe prezantimi ekspozues për fëmijë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Po ashtu do të ketë edhe shfaqje për fëmijë “Pinokio”, nga Maarif Scool Kosova. Drejtoresha Murati-Shabani,  ka thënë se gjatë “Ditëve të Kulturës”, do të bëhet edhe hapja zyrtare e ekspozitës kolektive të artit pamor e realizuar nga Galeria e Arteve si dhe Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi” në Ferizaj. “Ndërsa me datën 3 qershor, do të jetë sofra tradicionale me në sheshin e qytetit, ku do të ketë edhe një program të pasur kulturo-artistik  nga AKV “Kastriotëve” si dhe grupit të folklorit. Me 4 qershor do të ketë ecje të organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me shoqëritë bjeshkatare si dhe do të mbahet festivali “Fëmijët e Gëzuar” në teatrin e qytetit nga ora 15:00”, ka thënë drejtorja Murati-Shabani. Ajo ka thënë se me datën 9 qershor do të jetë edhe një koncert i muzikës klasike -Trio Mosso. “Ditëve në vazhdim do të ketë aktivitete të ndryshme si shfaqje teatrale, ligjërata mbi trashëgiminë kulturore, festival të recitatorëve, promovim libri si dhe shumë aktivitet ë tjera”, tha numri një i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani. Ndërsa sa i përket Çlirimit të Ferizajt, Komuna e Ferizajt, këtë viti i ka kushtuar një rëndësi më të madhe dhe është kujdesur që në këtë ditë ta fillojë me homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve për të nderuar jetën dhe veprën e dëshmorëve të Komunës sonë, për të vazhduar tutje me një akademi solemne, ndërsa në orën 1;30 do ë ketë minimartona e vrapimit “Vrapojmë me Policinë tonë”, ndërkaq në orën  20:00 në sheshin e qytetit do të  mbahet një koncert festiv nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” nga Ferizaj.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …