Më 12 shtator, promovohet libri “Dekada e sukseseve II (2013–2020)” i autorit Hajrush Stublla

Më 12 shtator 2025, në ora 11:00, në Amfiteatrin e Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan, do të mbahet promovimi i librit “Dekada e sukseseve II (2013–2020)”, të autorit Hajrush Stublla.

Ky botim pasqyron zhvillimet, arritjet dhe sfidat e një periudhe të rëndësishme tetëvjeçare, duke ofruar një pasqyrë të çmuar për kontributet kulturore, arsimore dhe shoqërore në vend.

Promovimi i librit pritet të mbledhë personalitete të fushës së arsimit, kulturës dhe shoqërisë civile, si dhe dashamirë të librit e qytetarë të interesuar.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur.


Autori: Hajrush Stublla
Shkolla e Mesme Profesionale “Adem Gllavica” – Lipjan

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: U përurua shtatorja e heroit Rizah Salihaj në Zabergjë të Klinës, simbol i përjetshëm i trimërisë dhe përkushtimit për liri

Heroi Rizah Salihaj ishte ndër të parët që iu përgjigj thirrjes për liri, duke u …