Më 16 prill organizohet takim publik me qytetarë të komunës së Ferizajt

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik e Komunës së Ferizajt me anë të një postimi në faqen zyrtare në facebook, fton  qytetarët ferizajas për një takim publik në lidhje me projektin e një zone turistike që pritet të realizohet në Varosh.

Ky projekt i cili pritet së realizuari gjatë këtij këtij viti, parasheh rregullimin e zonës turistike në fshatin Varosh, e cila gjendet tek fusha ekzistuese e futbollit të vogël.

Në mënyrë që ky projekt të hartohet sa më mirë, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik fton qytetarët e komunës së Ferizajt që të marrin pjesë në këtë takim publik që mbahet të mërkurën me 16 prill me fillim në ora 10 në sallën e Kuvendit Komunal të Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …