leoni

Më 20 tetor në Zvicër, prezantohet libri i Bardhyl Mahmuti "Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë"

Më 20 tetor në Zvicër, prezantohet libri i Bardhyl Mahmuti “Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë”

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, më 20 tetor në Zvicër, prezanton librin më të ri të politologut Bardhyl Mahmuti “Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë”. Kurse, përveç prezantimit, aty do të jetë edhe vet autori ku të pranishmit do të kenë mundësi për bashkëbisedim. Libri ka për synim të ndihmojë në harmonizimin dhe përdorimin e saktë të terminologjisë që duhet të përdoret, sidomos nga politikanët dhe gazetarët, kur përkufizohen ngjarjet e luftës në Kosovë dhe shmangien e grackës së mohimit të gjenocidit përmes një terminologjie jo të duhur. Ky libër është botuar në gusht të këtij viti dhe lexuesit shqiptarë do t’i shpërndahet falas. Ndërkohë, një libër me argumente i autorit është edhe “Mashtrimi i madh“, në versionin shqip dhe anglisht. Për këtë libër, autori ka thënë se gjatë gjithë kohës që ka punuar rreth librit, ka pasur si preokupim nëse do të përcillet besnikërisht realiteti tragjik që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës nga politika e gjenocidit të shtetit serb.

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …