Nesër në ditën e pranverës në fshatin Baks të komunës së Skenderajt, përkujtohen tre dëshmoret e këtij fshati të rënë me 21 mars të vitit 1999, mësuesi Xhevat Osmani dhe dy kushërinjtë e tij Sejdi Osmani dhe Hysen Zeqiri. Të rënët qëndruan në vendlindje për t’iu bërë rezistencë forcave policore serbe duke mbrojtur atdheun për lirinë e Kosovës. Homazhet në varrezat e fshatit Baks do të bëhen në orën 12:00.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
