Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, regoi në veprimet e fundit të Albin Kurtit, lidhur me reciprocitetin ndaj Serbisë

Kryekuvendari, Kadri Veseli, paralajmëron masa të ashpra ndaj korrupsionit dhe nepotizmit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot se Agjencia Kundër Korrupsion po bën një punë të mirë dhe apolitike, prandaj edhe do të ketë përkrahjen e të gjitha institucioneve. Gjatë një vizite në Agjencinë Kundër Korrupsionit, së bashku me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, kryeparlamentari Veseli ka paralajmëruar masa të ashpra ligjore në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Duke folur para mediave për luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, Kryeparlamentari Veseli tha se këtyre dukurive do t’u shkohet deri në fund dhe nuk do të mbetet askush pa u ndëshkuar. Kreu i Kuvendit tha se korrupsioni ka filluar të bëhet psikologjik brenda familjeve dhe duke i shkaktuar shtetit krizë të besimit. “Prirjet e sëmura që nuk po ndalen dhe po duan ta vejnë në dyshim besimin në shtet, nuk do t’i tolerojmë dhe do t’u përgjigjemi siç duhet. Do të ndërmerren veprime dhe hapa për të ndërtuar politika dhe nxjerrë ligje të ashpra të cilat nuk janë parë asnjëherë në Kosovë”, theksoi Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …