Më 23 mars të vitit 1989, regjimi i Milossheviqit kishte pezulluar autonominë e Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, regjimi i Milossheviqit kishte pezulluar autonominë e Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974 dhe u suprimua  autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë. Pezullimi i autonomisë kishte sjellë në Kosovë mijëra policë e ushtarë serbë, duke e vënë popullatën shumicë në shtet-rrethim. Nga 190 delegatët e pranishëm  në Kuvend, 10 prej tyre, edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, kishin votuar kundër këtij suprimimi, e në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës. Para 23 marsit 1989, muaji shkurt i të njëjtit vit do të karakterizohej me grevën e minatorëve të gjigantit Trepça, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës. Klasa vasale  politike e Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës, edhe pse kishte humbur pushtetin, pretendonte kthimin e autonomisë në rrugë paqësore, me rezistencë pasive.

Në demonstratat kundër suprimimit të autonomisë dhe me kërkesa për krijimin e Republikës së Kosovës,  ranë rreth 30 dëshmorë, qindra u plagosën dhe qindra të tjerë u arrestuan dhe u dënuan me burg.

Kontrolloni gjithashtu

Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka paralajmëruar marrëdhënie të shkëlqyera të Kosovës me Ganen

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka përshëndetur zgjedhjen e John Mahama Dramani …