Më 23 nëntor 2019 mbahet Akademi përkujtimore me rastin e rivarrimit të heronjve Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani

Më 23 nëntor 2019 mbahet Akademi përkujtimore me rastin e rivarrimit të heronjve Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani

Eshtrat e katër heronjve Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, më 23 nëntor rivarrosen në Velani. Kështu kanë bërë të ditur familjarët, sipas të cilëve ceremonia e rivarrimit organizohet nën përkujdesjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës. Më këtë rast do të mbahet një Akademi përkujtimore por dhe homazhe. “Në orën 10:00 deri në orën 11:30 bëhen homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës. Në orën 12:00 mbahet Akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Kurse në orën 13:00 bëhet rivarrimi në varrezat e dëshmorëve të kombit në Velani – Prishtinë afër Adem Demaçit”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …