Marco Mantovanelli drejtor i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, thotë se në 20 vitet e fundit Kosova është mbështetur shumë nga BB-ja. Por shton se shteti duhet të zhvillohet më tutje duke hapur më shumë vende pune. Për mungesën e bankave të mëdha që sot janë nëpër Evropë e botë, ai vlerëson se vendi ynë është i vogël, por sistemi është stabil. Sipas tij Kosova duhet të ofrojë qasje më të lehta në financim të projekteve për normat e kamatave që shkojnë ende në përqindje të lartë, Mantovanelli thekson se ato janë në rënie. Ai deklaroi se tani Kosova është në fazën e ndryshimit të qeverisë, po sfidat janë të njëjta. Kurse për investimet thotë se ato duhet të vijnë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022
Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve …