Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është pritur në takim nga ministri i Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është pritur në takim nga ministri i Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, së bashku me anëtarët e kryesisë janë pritur nga ministri i Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini dhe ambasadori i Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi. Sipas njoftimit të këtij subjekti politik, në këtë takim Guerini e uroi Vetëvendosjen për rezultatin dhe fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit. Njëherit Kurti e ka njoftuar ministrin mbi prioritetet e Qeverisë në ardhje për ndërtimin e një shteti të së drejtës, të barabartë në mirëqenie e të qëndrueshëm financiarisht. Ai ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për përkrahjen dhe ndihmën e Italisë për Kosovën për paqe, zhvillim, demokratizim e siguri.

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Për dështimet e qeverisë nuk mund të fajësohet Sami Lushtaku

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, i është kundërpërgjigjur ministres në detyrë të Punëve …