Kryetari Partisë Punëtore Britanike, Jeremy Corbyn është i aftë për të nxjerrë Britaninë e Madhe nga kaosi i Brexit

Kryetari Partisë Punëtore Britanike, Jeremy Corbyn është i aftë për të nxjerrë Britaninë e Madhe nga kaosi i Brexit

Kryetari Partisë Laburiste ( Punëtore) britanike, Jeremy Corbyn do të prezantohet si një oportunist i aftë për të nxjerrë Britaninë e Madhe nga kaosi i Brexit, në fjalimin e tij përmbyllës të kongresit të partisë, sot në Liverpul. Brexit ka qenë çështja madhore e kongresit të partisë kryesore opozitare britanike, pa dyshim në pakënaqësinë e Jeremy Corbyn, euroskeptiku i cili e ka më të lehtë për të mbrojtur programin ekonomik dhe social të laburistëve sesa për të mbajtur një qëndrim për çështjen e tërheqjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. E ndarë midis përkrahësve që votuan pro qëndrimit në Europë, veçanërisht më të rinjve, dhe pjesës tjetër, kryesisht anëtarëve në moshë më të madhe apo pjesë e klasës popullore të cilët votuan për daljen nga BE, nën presion nga një pjesë e bazës dhe sindikatave që mbështesin tezën e një referendumi të dytë, partia miratoi së fundmi një pozicion kompromisi duke lënë të hapur të gjitha mundësitë në tryezë.(ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

PDK merr epërsinë në Malishevë, bastionin tradicional të Nismës

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë në epërsi në Malishevë, një komunë që tradicionalisht është …