Në shënim të Ditës se të Drejtave të Fëmijëve, përkujtohen 1432 fëmijët tanë martirë të vrarë e të masakruar nga Serbia

Në Ditën e të Drejtave të Fëmijëve, përkujtohen 1432 fëmijët tanë martirë të vrarë e të masakruar nga Serbia

Zyra e UNICEF-it në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit si dhe Shtëpinë së Evropës në Kosovë, organizojnë aktivitetin kryesor për shënimin e 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, që mbahet sot duke filluar në orën 11:00 në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Me këtë rast, vetë fëmijët do të udhëheqin aktivitetin në të cilin po ashtu do të bashkëbisedojnë me shefin e zyrës së UNICEF, Murat Sahin, me shefin e zyrës së Save The Children, Ahmet Kryeziu dhe me shefen e zyrës së BE-së, Natalya Apostolova. Po ashtu, me në shenjë kujtimi të përjetshëm të 1432 fëmijëve tanë martirë, të vrarë e të masakruar nga Serbia fashiste, në periudhën e viteve 1981 -1999, do të përurohet billboardi, me pamje të obeliskut, me dimensione 3 metra të gjerë e 4  metra të gjatë, i cili do të vendoset në hapësirën reklamuese përballë Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës. Kjo bëhet në shenjë simbolike për ta njoftuar opinionin publik se, mu në atë vend do të ngrihet kompleksi memorial në formë obelisku, i gjatë 30 metra dhe i gjerë 20 metra, në një sipërfaqe prej një hektarësh, ku do të mbillen 1432 pemë të tipit “poni” japonez, dhe në secilën pemë do të jetë nga një emër i fëmijëve të vrarë, data e lindjes dhe e vrasjes së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …