Forcat paqeruajtëse të KFOR-it do të zhvillojnë një stërvitje të provave operacionale, të quajtur " OPREH Level II "

KFOR-i realizon sot ushtrime ushtarake në komunën e Dragashit, kërkon nga qytetarët që të mos shqetësohen

KFOR-i turk në mëngjesin e ditës së sotme do të bëjë manovra ushtarake në komunën e Dragashit. Ata madje kanë njoftuar se do të përdoren edhe helikopterët dhe kanë kërkuar nga qytetarët që të mos shqetësohen. “Mëngjesin e së mërkurës, nga ora 6:00 deri në orën 11:00, ushtarët e KFOR-it turk do të zhvillojnë manovra ushtarake në territorin e komunës së Dragashit, ku do të përfshihen edhe helikopterët. Luten banorët që mos të shqetësohen, me që këto do të jenë aktivitete të rëndomta ushtarake, me qëllim stërvitjen e ushtarëve për të qenë të përgatitur për çdo lloj situate”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …