Hasan Prishtina

Më 27 prill të vitit 1873, u lind Hasan Berisha nga Polaci i Drenicës i njohur më vonë si Hasan Prishtina

Më 27 prill të vitit  1873, u lind Hasan Berisha nga Polaci i Drenicës i njohur më vonë si Hasan Prishtina. Ishte djali i fundit i bejlerëve të Vushtrrisë. Mësimet e para kreu në vendlindje. Vazhdoi shkollimin në gjimnazin frëng të Selanikut, më pas në Stamboll u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë. Pas përfundimit të shkollës punoi në Shkup, ku qe edhe pjesë e klubit “Bashkimi” në qytet dhe mbështet  shkronjat latine për alfabetin shqip. Familja e tij ishin bejlerët e Vuçiternit. Mori pjesë aktive në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës 1920. Në prill të vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrës. Në dhjetor të vitit 1921 pas një grusht shteti me Mustafa  Krujën, Qamil Koçulin e Prishtinës shkaktuan dorëheqjen e qeverisë Evangjeli. Hasan Prishtina emërohet kryetar i një qeverie që zgjati pesë ditë. Mori pjesë sërish në një lëvizje kryengritëse në shkurt-marsin e vitit 1922.  Pas implikimit me veprimet e marsit, kalon në arrati së bashku me Zija  Dibrën e Hysni Currin nëpër malet e Shqipërisë. Në janar 1923 njoftohej se zyrat shtetërore në Kukës e Krumë qenë pushtuar prej Hasan Prishtina. më 25 gusht 1923 Prishtina del jashtë Shqipërisë me ndërmjetësinë e legatës italiane. U kthye në Tiranë pas Lëvizjes së Qershorit. Në shtator të vitit 1924 në krye të një delegacioni në emër të komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” shkoi në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë ku protestoi kundër barbarizmave mbi popullsinë shqiptare të qarqeve shoviniste serbe në Kosovë.  Më 13 gusht të vitit 1933 u vra nga agjenti i Ahmet Zogut,  Ibrahim Çela. (RKL TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …