Sot në Prishtinë po mbahet Konferenca shkencore Ndërkombëtare: “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes”

Më 28 nëntor të vitit 1443 Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 28 nëntor të vitit 1443 Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, pasi ne krye të 300 ushtarëve besnikë ishte kthyer në atdhe, ai ngriti Flamurin shqiptar në Krujë. në fillim të nëntorit të vitit 1443, braktisi ushtrinë e Perandorisë Osmane gjatë betejës së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës, Sfetigradit dhe Modrisës.  Në vitin 1444, ai u emërua prijës i Lidhjes së Lezhës, që konsolidoi fisnikërinë e trevave shqiptare të kohës. Përkundër vlerës së tij ushtarake, ai nuk ishte në gjendje të bënte më shumë se sa të mbante zotërimet e tij brenda një treve shumë të vogël në Shqipërinë e veriut, ku ndodhën pothuajse të gjitha fitoret e tij kundër osmanëve. Skënderbeu zhvilloi luftë mbrojtëse, dhe për 25 vjet, nga viti 1443 deri në vitin 1468, luftoi me sukses duke mbrojtur trojet stërgjyshore.

Më 28 nëntor të vitit 1912, Shqipëria u shpall shtet i pavarur nga Ismail Qemali. Shpallja e Pavarësisë ose Deklarata e Pavarësisë është shpallja e pavarësisë së Vilajetit shqiptar nga Perandoria Osmane. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikëqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë, për shkak se kombi shqiptar ishte i rrezikuar nga vendet fqinje sepse kishte një vlerë të madhe gjeografike dhe strategjike. Shqiptarët ishin po aq të interesuar sa edhe popujt e tjerë të shtypur të Ballkanit për t’u çliruar nga zgjedha osmane. Përfaqësuesit e tyre bënë përpjekje për t’u lidhur me fqinjët në luftën e përbashkët kundër osmane, por këto përpjekje dështuan për faj të krerëve të Aleancës Ballkanike, të cilët nuk dëshironin t’i kishin shqiptarët si palë me të drejta të barabarta në këtë aleancë, sepse ishin marrë vesh ndërmjet tyre për copëtimin e Shqipërisë. Prandaj, shqiptarët nuk hynë në një aleancë, krerët e së cilës synonin t’i përdornin ata si mish për qentë në luftën kundër Perandorisë Osmane. Pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë aleancë, pa u njohur zyrtarisht të drejtat e tyre, do të ishte një vetëvrasje.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, kërkon narko-test për deputetët e rinj, deklarata që ngre debat për etikën dhe institucionet

Burim Ramadani nga AAK ka kërkuar që deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës t’i …