Më 8 tetor 1912, filloi Lufta e parë Ballkanike midis Perandorisë Osmane dhe Lidhjes Ballkanike, që shkatërroi trojet shqiptare

Më 8 tetor të vitit 1912, filloi  Lufta e parë Ballkanike midis Perandorisë Osmane dhe Lidhjes Ballkanike. Pas dobësimit të Perandorisë Osmane shtetet sllave të Ballkanit të imponojë zgjidhjen e tyre, duke krijuar Lidhjen e Ballkanit: Bullgari, Greqi, Serbi e Mal i Zi, me qëllim që të okuponin të gjitha trojet shqiptare, të cilat konsideroheshin si pjesë e Turqisë. Lufta përfundoi në korrik 1913 me nënshkrimin e Traktatit të Londrës dhe pas 5 shekujsh, Perandoria Osmane humbi pothuajse të gjitha zotërimet e saj në Ballkan. Pastaj plasi Lufta e Dytë Ballkanike, që filloi pa mbaruar ende e Para. Shkaku ishte pakënaqësia e Bullgarisë lidhur me ndarjen e Maqedonisë, që u bë në fshehtësi nga ish-aleatët e saj, Serbia dhe Greqia.

Gjatë këtyre luftërave sllavet e ushritë evropiane vranë dhe u masakruan qindra mijëra shqiptarë dhe qindra mijëra të tjerë u shpërngulën në Turqi. Dy të tretat e trojeve të vilajeteve shqiptare u copëtuan nga katër shtetet fqinje, ndërsa Shqipëria u cungua për të kënaqur orekset e shteteve të krishtera të Ballkanit dhe të Evropës. Pasojat e kësaj historie tragjike dhe të trishtueshme po i bartim mbi supe edhe sot, duke qenë i vetmi komb në botë i ndarë në pesë shtete. ( RKL-TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Cramon: Vuçiq po e bën këtë për të larguar vëmendjen nga kriza e brendshme politike

Viola Von Cramon: Kosova më në fund u bë anëtare e këtij Institucioni të rëndësishëm evropian

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka shprehur gëzimin e saj pas …