Me 9 gusht komuna e Ferizajt fillon me Dezinsektimin hapësinorë

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt, se me datë 09.08.2021, në ora 19:30 fillon implementimi i projektit “Dezinsektimi hapësinor (eliminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin e Ferizajt.

Dezinsektimi do të vazhdojë edhe me datën 10.08.2021 si dhe me datën 11.08.2021 nga ora 19:30. Dezinsektimi hapësinor do të kryhet në të gjithë qytetin, duke nisur nga Parku i Lirisë dhe vazhduar në rrugën “Brahim Ademi” ku përfshihen edhe rrugët rreth Zonës së FSK-së, tek Palestra e Sporteve, rrugët “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, “Zenel Hajdini”, “Enver Topalli”, Tregu i Gjelbërt deri nê fshatin Nikadin, për të vazhduar në anën lindore të qytetit që përfshinë rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Rexhep Bislimi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Kadri Zeka”, “Driton Islami”, “Reçaku” deri në magjistrale.

Dezinsketimi do të bëhet edhe në fshatrat e Ferizajt.

Vërejtje: Në rast të motit me shi dhe erërave të forta, shtyhet orari deri në ditën e ardhshme me mot të mirë dhe vijon sipas orarit të paraparë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …