Gjatë muajit të fundit prej 6 korrik deri më 8 gusht 2020 kanë ndërruar jetë 10 veteranë të luftës së UÇK-së

Me aktivitete tematike e përkujtimore u shënua data e fillimit të luftës në Grabanicë të Klinës

Grabanica e Kinës shënoi 20-vjetorin e Rezistencës së armatosur. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, më 20 maj 1998, sapo kishte shpallur themelimin e Shtabit Lokal në Grabanicë, u përball të njëjtën ditë me një sulm të ashpër të formacioneve serbe e jugosllave, sulme të cilave iu përgjigj frontalisht. Disa ditë me radhë, luftëtarët e Grabanicës, Bokshiqit, Dullovës, Qeskovës dhe fshatrave përreth, bën rezistencë të pashoq. Pas 20 vitesh, u nderuan dëshmorët e fillimit të luftës frontale në këtë pjesë që ishte fillimi i territorit të Zonës Operative të Dukagjinit. U kujtuan Dëshmorët e Majit të përgjakshëm: Myrtë Zeneli, Faruk Elezi, Qaush Fazliu, Isuf Morina, Xhezair Syla, Arben Krasniqi, Qaush Morina dhe Arif Berisha. Gjithashtu u nderua vepra e komandantit të Shtabit Lokal në Grabanicë, Sadri Berisha. Bashkëluftëtarët dhe bashkëfshatarët, pas homazheve në lapidaret e Dëshmorëve, u mblodhën që nën tingujt e muzikës, të këndojnë për Dëshmorët e të festojnë për lavdinë e fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …