leoni

Me homazhe dhe nderime u shënua 21-vjetori i rënies se dëshmorit Mehedin Morina nga fshati Gllareva e Klinës

Në fshatin Gexhë të Komunës së Rahovecit, me homazhe dhe nderime u shënua 21-vjetori i rënies  së dëshmorit Mehedin Morina nga fshati Gllareva e Klinës, i pranishëm në këtë aktivitet ishte kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, kryetari i OVL e UÇK-së Vajdin Berisha, familjar dhe bashkëluftëtar të dëshmorit. Kryetari Latifi u shpreh se, sot është 21-vjetori i rënies heroike të luftëtarit sypatrembur, heroit Mehedin Morina nga Gllareva e Klinës. Në pjesën e parë të majit 1998, lufta e armatosur për liri mori përmasa dhe po shtrihej nga dita në ditë. Pas betejës së suksesshme të UÇK- së ndaj forcave serbe, e cila u zhvillua me 12 maj 1998 në Ratkoc, Malësi e Vogël, Vrajakë e Bërtatin, rrafshi i Anadrinisë u shndërrua në Zonë të Lirë. Natën midis 13 dhe 14 majit, luftëtarët e lirisë ishin në pozicione në Kodrën e Gradishit. “Në mëngjesin e 14 majit, filluan luftime të ashpra të UÇK-së me forcat serbe. Lufta ishte e pabarabartë. Në njërën anë, armiku me makinerinë e luftës, me tankse e automjete të blinduara dhe me artileri rrihte pa e nda pozicionet e UÇK-së, në anën tjetër, luftëtarët e lirisë, me armë të lehta, por me zemrën zjarr e me trimëri i rezistonin pushtuesit. Kujtojmë se mbështetja e popullit anadrinas ishte e jashtëzakonshme. Në mbështetje na erdhën edhe njësitet e UÇK-së nga Malisheva, Drenica dhe Klina. Pra, si një rrufe arriti në arenën e luftimeve edhe veprimtari i spikatur i çështjes kombëtare, Mehedin Morina, i cili e kishte braktisur Holandën, për të qenë në rreshtat e parë të çlirimtarëve. Erdhi për të vetmin qëllim: të luftonte për çlirimin e atdheut nga shkelësit sllavë. Mehedini ra në fushën e nderit, në afërsi të Gradishit, konkretisht në fshatin Gexhë”, u shpreh ndër të tjera kryetari Latifi. “Rënia në detyrë e trimit nga Gllareva është vetëm një dëshmi, se lufta jonë bëhej për mbrojtjen dhe çlirimin e pragut të të gjitha shtëpive dhe familjeve shqiptare dhe çlirimin e bashkimin kombëtar. Ne bashkëluftëtarët e tij nga Anadrinia, i përkulemi përjetësisht kujtimit dhe veprës së Mehedin Morinës, për nderin dhe burrërinë që na la kujtim dhe amanet. Atë ditë forcat pushtuese serbe vranë edhe Bajram Himajn dhe Qamil Himajn nga Gexha dhe Abdyl Kajdomçajn nga Xërxa. Si gjithë treva e Anadrinisë, edhe Gexha i dha djersë e gjak lirisë së Kosovës: Bacën Bajram Himajn, Zymer Morinën (15.3.1999) dhe Qamil Himajn”, ka përfunduar fjalimin e tij kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …