Me homazhe te lapidari në kujtim të të vrarëve, është përkujtuar 23 vjetori i vrasjes së qytetarëve të lagjes II të qytetit të Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, bashkë me drejtorët komunalë, familjarët dhe qytetarët, kanë nderuar të rënët për liri, gjaku i të cilëve u bë dritë në rrugën e shqiptarëve të Kosovës, për liri dhe pavarësi të vendit.

Në vitin 1999, një njësit paraushtarak e policor serb, kishin hyrë shtëpi për shtëpi në lagjen II të qytetit të Skenderajt dhe pasi kishin maltretuar qytetarët, kishin vrarë 8 prej tyre.

Që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme nuk ka  gjykim apo dënim për ata që kanë kryer këtë krim.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!

Mund të jetë një imazh i 4 persona, monument, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "DESHMORE DHE MARTIRE TIRE VRAREKETA VOJVODA VOJVC SADRI. 1954 1999 GASEI NxLAVDIM 1979 -1999 NEBIH 1951 - 1999 VOJVODA RAMIZ. GECI 1968 1999 RENET XHAVIT KALLECI 1971 1999 RET"

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …