Hasani

Me kërkesë të Nismës Socialdemokrate është liruar nga detyra ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani

Nisma Socialdemokrate e Kosovës i ka kërkuar kryeministrit, Ramush Haradinaj që ta lirojë nga detyra, Bajram Hasanin, i cili kishte drejtuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Këtë lajm e ka konfirmuar për mediet  zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi. Me kërkesë të Nismës Socialdemokrate është liruar nga detyra ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe në vend të tij është emërtuar një nga zëvendësit e tij. Kryeministri Haradinaj dhe kabineti i tij e kanë falënderuar Hasanin për angazhimin e tij të deritashëm”, tha zëdhënësja Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha apelon për unitet: Nuk duhet kërkuar fajtori, por zgjidhja

Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka bërë thirrje për unitet dhe përgjegjësi politike në Shqipëri, …